Bazuar në:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
- Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale",
- Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 "Për Komunikimet Elektronike dhe Postare", si dhe aktet e tjera nënligjore në
plotësim.
Stafi i Sektorit të Marrëdhënieve me Përdoruesit e Transportit Publik (Departamenti i Transportit dhe Trafikut Rrugor, Bashkia Tiranë), kryen sipas ligjit përpunimin e të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e në veçanti të drejtën e paprekshmërisë së jetës private.